Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar që seanca në Gjykatën Administrative të transmetohet drejtpërdrejt, kërkesë kjo që është kundërshtuar nga avokati i prokurorit Ols Dado.
Gjatë argumentimit të tij, avokati Ndreca theksoi se publiciteti i seancave gjyqësore është një parim kushtetues dhe se, sipas tij, në këtë rast nuk cenohet procesi gjyqësor.
“E drejta e çdo qytetari për të qenë në një seancë gjyqësore, pra parimi kushtetues i publicitetit të seancës nuk mund të ndalohet përveçse kur cenohet integriteti i sallave, i një procesi gjyqësor që në këtë rast nuk ndodh. Kushtetuta përcakton lirinë e medias dhe ajo duhet të ketë në dispozicion mjetet që ta ushtrojë veprimtarinë e saj e lirë. Di të them që duhet të regjistrohet”, tha Ndreca.
Pas paraqitjes së argumenteve, trupa gjyqësore u tërhoq në dhomën e këshillimit për të marrë vendim lidhur me kërkesën.
Lini një Përgjigje