Aktori i njohur Robert Ndrenika është paraqitur këtë të premte në Gjykatën Administrative në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj, në seancën ku shqyrtohet padia ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado.
Në nisje të seancës, Ndrenika është afruar pranë Veliajt, e ka puthur në ballë dhe i është drejtuar me fjalët: “Ç’të mbeti, vij e bëj unë”.
Në ambientet e gjykatës është parë edhe aktori i humorit Gazment Paja. Veliaj kundërshton ligjshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror, duke pretenduar se ai nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk plotëson kriteret për ushtrimin e detyrës.
Në padinë e depozituar në Administrative, Veliaj kundërshton emërimin e Ols Dados si prokuror, duke pretenduar se ai është emëruar në kundërshtim me ligjin.
Sipas pretendimeve të kryebashkiakut, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe për pasojë nuk plotëson kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës së prokurorit.
Lini një Përgjigje