TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Prill 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne këtë orë të ditës, ku ndër te tjera vecojme:

Qeveria po shqyrton ndërhyrje për rritjen e çmimeve të karburanteve, ndërsa ministri Enea Karakaçi konfirmon diskutime për subvencione.

Nga ana tjetër, Sali Berisha akuzon oligopolet si problem kryesor të ekonomisë.

Në politikë, tensione në Partiane Demokratike, ku të përjashtuarit kërkojnë përballje me Berishën, ndërsa PD u dërgon letër ambasadave për mbledhjen e Gjykatës së Lartë, duke ngritur dyshime për lirime të zyrtarëve të korruptuar.

Në drejtësi, shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, ndërsa ish-kryebashkiaku Jorgo Goro rikthehet në burg.

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi arrestin për Klodian Rrjepaj, ndërsa në çështjen “Bankers” lehtësohen masat për disa të pandehur.

Ndërkohë, një dokumentar i RAI 3 ngre akuza për pastrim parash dhe ndikim të krimit në Shqipëri.

KLSH paralajmëron rënie alarmante të popullsisë dhe politika të dështuara.

Shqipëria shënon 17 vite në NATO, me presidentin Bajram Begaj që thekson rolin në sigurinë rajonale.

Në rajon, Prokuroria Publike Europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë në Greqia për korrupsion.

Ndërsa në sport, Kosova nderon “Dardanët”, kurse Italia mbetet jashtë Botërorit, me Gianluigi Buffon drejt largimit.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje