Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zeze deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera veçojme:
Asnjë gjurmë ende nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa në Gjykatën e Posaçme dalin përpara trupit gjykues Mirlinda Karçanaj dhe një pjesë e grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t.
Zbardhet atentati në Lezhë: Policia ka identifikuar autorët dhe ka shpallur në kërkim katër persona, ndërsa pronari i berberhanes ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në GJKKO dëshmon i penduari Henrik Hoxhaj: 70 mijë euro për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Nuredin Dumani pas atentatit.
25 vite burg për Laert Hasallën nga Lushnja, që pagoi për vrasjen e kushëririt, edhe pse ishte në arrest shtëpie.
Policia zbulon përgjues për Erjon Llapushin, ndërsa në Maltë arrestohet pas vitesh në arrati Xhulian Përdoda, i dënuar për vrasje në Belgjikë.
Në Zvicër dënohet “shehu” shqiptar për mashtrim 1.5 milionë franga, ndërsa grabitja në Londër rikthen vëmendjen te lagjja famëkeqe e diamanteve.
Lini një Përgjigje