Banorët e fshatit Tërovë në Maliq përballen me probleme me ujin e pijshëm, prej më shumë se dy javësh.
Banorët deklarojnë se sa herë hapin rubinetin, uji ka erë të rëndë dhe nuk mund të përdoret për t’u pirë, për gatim apo për higjienë. Ata thonë se kanë provuar ta ziejnë ujin për ta bërë të përdorshëm, por pa rezultat.
Banorët njoftuan autoritetet, por thonë se nuk kanë marrë përgjigje. Kjo situatë i ka nxitur të dalin në protestë.
E njëjta problematikë, sipas banorëve, shfaqet edhe në fshatin Pendavinj. Rreth 1000 banorë preken nga kjo situatë.
Përfaqësues të ujësjellësit deklarojnë se kanë dijeni për ankesat. Ata thonë se një javë më parë kryen verifikime në terren dhe morën kampionë për analiza.
Sipas tyre, analizat nuk evidentuan probleme në rrjet dhe uji rezultoi i pijshëm. Pas ankesave të reja, ata vijojnë monitorimin.
Lini një Përgjigje