TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shkurt 2026, 14:32

Ankimi i Ramës për SPAK e GJKKO/ Kushtetuesja, nuk ka “tym të bardhë” për çështjen Balluku

Shkruar nga Pamfleti
Ankimi i Ramës për SPAK e GJKKO/ Kushtetuesja, nuk ka “tym
Edi Rama dhe Belinda Balluku në Kushtetuese

Sipas afateve ligjore, Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të marrë një vendim përfundimtar, afat i cili skadon më 22 shkurt. Nuk dihet nëse Kushtetuesja do e shfrytëzojë të gjithë kohën që ka në dispozicion për të marrë vendimin, por prej tij është kushtëzuar edhe vendimmarrja në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve lidhur me një tjetër kërkesë të SPAK për Ballukun... 

Gjykata Kushtetuese sërish s’ka arritur të marrë një vendim lidhur me ankesën e Kryeministrit Edi Rama në atë që njihet si “çështja Balluku”.

Rama iu drejtua Kushtetueses për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Të mbledhur në dhomë këshillimi, 8 gjyqtarët e Kushtetueses nuk kanë arritur të marrin një vendim, çka do të thotë se nuk është bërë i mundur mazhoranca prej 5 anëtarësh, për të krijuar një shumicë në vendimmarrje.

Seanca është shtyrë dhe pritet një tjetër mbledhje e anëtarëve të Gjykatës në dhomë këshillimi.

Sipas afateve ligjore, Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të marrë një vendim përfundimtar, afat i cili skadon më 22 shkurt. Nuk dihet nëse Kushtetuesja do e shfrytëzojë të gjithë kohën që ka në dispozicion për të marrë vendimin, por prej tij është kushtëzuar edhe vendimmarrja në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve lidhur me një tjetër kërkesë të SPAK për Ballukun. 

Vendimi i Kushtetueses pritet t’i japë një përgjigje nëse masa e pezullimit nga detyrat qeveritare të një anëtari të kabinetit nga Gjykata, pa marrë më parë autorizim, është ose jo e ligjshme. Gjyqtarët e Kushtetueses pritet të sqarojnë gjithashtu nëse ka pasur ndërhyrje të pushtetit gjyqësor në atë ekzekutiv dhe nëse një ministër gëzon të njëjtin imunitet ligjor si një deputet.

Opsionet që Gjykata Kushtetuese ka në dispozicion janë: të pranojë ankesën e Kryeministrit, duke rrëzuar kështu SPAK dhe GJKKO-në, të legjitimojë vendimin e GJKKO-së, duke i hapur rrugën një precedenti që mund të rrezikojë çdo anëtar të Kabinetit qeveritar, ose të çojë çështjen në Komisionin e Venecias, për interpretim, dhe duke fituar një kohë të “artë” për vendimmarrjen.

Kjo është mbledhja e dytë, pas asaj të 27 janarit, që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk arrijnë të marrin një vendim.

Në mbledhjen e një jave më parë, Kushtetuesja nuk arriti të dilte me një vendim, pasi disa nga anëtarët kërkuan më shumë kohë. Mungesa e një vendimi nga Kushtetuesja, shtyu pa afat edhe mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ku po shqyrtohet një tjetër kërkesë e SPAK, ajo e vendosjes së një mase sigurie me arrest ndaj zv.Kryeministres, Belinda Balluku. SPAK e ka marrë të pandehur Ballukun për çështjen e tunelit të Llogarasë, por edhe për procedurat e tenderave që lidhen me lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Qeveria i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të interpretojë nenin 103 të Kushtetutës, i cili parashikon se anëtarët e qeverisë gëzojnë imunitetin e deputetit. Sipas qeverisë, Gjykata e Posaçme nuk mund të pezullojë një ministër pa autorizim.

Nga ana tjetër, prokurorët e SPAK-ut, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, kanë kundërshtuar këtë qëndrim, duke theksuar se pezullimi i një ministri nuk është kompetencë e Kryeministrit dhe se nuk ekziston konflikt kompetencash mes pushteteve.

Në dhjetor të vitit 2025, Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke shuar masën e sigurisë “pezullim nga detyra” të dhënë më parë nga Gjykata e Posaçme.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, vijimi i kësaj mase rrezikonte të sillte pasoja që prekin interesat shtetërore dhe ushtrimin e kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në përcaktimin e politikave të përgjithshme shtetërore.

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama, duke shfrytëzuar një ankesë në Kushtetuese, nga shoqatat e gjyqtarëve, lidhur me sistemin e pagave në sistemin e drejtësisë, nuk nguroi të lëshonte mesazhe të qarta paralajmëruese ndaj anëtarëve të Kushtetueses. /Pamfleti/



balluku rama kushtetuese spak

4 Komente

  1. b
    bejko

    Hahhahahahahh. Pra krisma nuk ka patur

    1. A
      Alban

      Jemi ne diktature

      1. b
        besi

        Do e shtyjne deri ne fund dhe pastaj do ja kalojne komisionit venecias. Ai do e shtyj dhe 2 muaj te pakten. Pastaj do e shtyj Tauland me komisionin e mandateve e keshtu me rradhe. Nje situate absurde qesharake diskretiduese. Dhe e gjitja kjo per te mbrojtur nje llum te qelbur qe ka mbuluar Shqiperine.

        1. A
          Alban

          I duhet kohe ktyre flliqesirave qe kopili i kristaq rames i ka vendosur ne ate pozicion????

          Lini një Përgjigje