TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shkurt 2026, 13:50

Publikohen datat e provimeve për minimaturat

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen datat e provimeve për minimaturat

Janë bërë publike datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë, ose siç i quajmë ndryshe, të minimaturës.

Nxënësit e klasave të nënta do të zhvillojnë më 19 qershor provimin e Gjuhës Shqipe. Më 25 qershor do të testohen për njohuritë në Matematikë dhe më 30 qershor për ato në gjuhën e huaj.

Ndërkohë më 22 qershor do të zhvillohet provimi për gjuhën amtare për nxënësit e pakicave kombëtare.

“Telefonat në shtëpi dhe dijet në mendje, sepse aty e marrin vlerën e vërtetë. Suksese të gjithëve”, tha ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Provimet do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. 

 

 

 

provimet e minimatures

Lini një Përgjigje