TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2026, 18:49

UPDATE/ Edicioni informativ

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ
Edicioni informativ

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni e bota deri në këtë orë të pasdites, ku ndër të tjera veçojmë:

Vizita e Ivanka Trump dhe investimet në Shqipëri

Ivanka Trump mbylli dy ditë takimesh në Shqipëri, me fokus investimet në Sazan dhe Zvërnec, duke ndarë imazhe “magjike” nga bregdeti.

Politika dhe drejtësia në vend

Berisha mohoi pretendimet e Ramës për pjesëmarrjen në “Bordin e Paqes” të Trump. Ministri gjerman Krichbaum dërgoi mesazh të qartë: të mos ndërhyhet tek SPAK-u dhe të forcohet sundimi i ligjit.
Debatet politike vijuan për dekriminalizimin e shpifjes dhe tensionet mes qeverisë dhe opozitës, me paralajmërimin e një proteste kombëtare nga Berisha.

Krimi dhe korrupsioni

Kreu i SPAK priti ambasadorin britanik, duke riafirmuar mbështetjen për luftën kundër krimit të organizuar.
Në Elbasan u zbuluan skema për futjen e drogës në burg, ku u arrestuan një polic dhe familjarja e të paraburgosurit.

Ngjarje sociale dhe institucionale

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkoi dëmshpërblim të menjëhershëm për banorët e prekur nga përmbytjet.
Rritja e krimeve kibernetike ndaj të miturve kërkon reagim të koordinuar institucional dhe shoqëror.

Politika ndërkombëtare

Shumë vende europiane refuzuan të bashkohen në “Bordin e Paqes” të Trump. Italia dhe Gjermania riafirmuan aleancën e tyre strategjike në BE, duke koordinuar veprime në Lindjen e Mesme, Ukrainë, Gaza dhe çështjet e emigracionit.
Ursula von der Leyen theksoi se BE-ja qëndroi e bashkuar ndaj presionit amerikan për Groenlandën.

Ekonomia dhe teknologjia

FMN paralajmëroi se inteligjenca artificiale do të ndikojë rëndë në tregun e punës, duke prekur veçanërisht të rinjtë dhe vendet e zhvilluara, ndërsa Banka Qendrore Evropiane paralajmëroi për thellimin e pabarazisë dhe nevojën për bashkëpunim global.

Sporti në zi

Basketbolli shqiptar humbi një legjendë: Spiro Koleka, “Pirro”, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, duke lënë gjurmë brenda dhe jashtë vendit.

/ edicioni informativ

Lini një Përgjigje