TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2026, 18:18

“Më vjen keq, qëllova për vetëmbrojtje”, shqiptari shfajësohet për vrasjen e burrit të ish të dashurës

Shkruar nga Pamfleti
“Më vjen keq, qëllova për vetëmbrojtje”,
I dyshuari si autor i krimit

“Më vjen keq, qëllova për vetëmbrojtje”, kështu raportohet të jetë shprehur 44-vjeçari shqiptar, që dyshohet si Autori i vrasjes së një 50 vjeçari grek që ishte kryeplak në komunitetin e Agrinios.

“Mora kërcënime, pashë një armë dhe qëllova”, ka deklaruar autori i dyshuar, duke ngritur si pistë për vrasjen e 50-vjeçarit, atë të vetëmbrojtjes.

Sipas mediave greke, autori i dyshuar ka deklaruar se mëngjesin e 17 janarit, viktima e ndoqi dhe i drejtoi një pushkë, si dhe se e kishte kërcënuar më parë.

Megjithatë, provat fillestare mjeko-ligjore treguan se viktima u qëllua tre herë nga ana e pasme e majtë e makinës, me predha që e goditën në kokë dhe shpinë.

greqi vrasja deshmia

Lini një Përgjigje