
Pasditja e së premtes dhe e shtuna parashikohen me reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në të gjitha qarqet e tjera priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ditën e shtunë shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër.
Temperatura
Nesër (e shtunë, dt. 24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 13 °C
në vendet e ulëta: 4 / 12 °C
në vendet malore: 1 / 8 °C

Era
Sot pasdite (e premte, dt. 23) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e shtunë, dt. 24) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe në vendet malore.

Lini një Përgjigje