Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, por në zonën e dëmtuar lëvizja kryhet vetëm në një korsi, për arsye sigurie.
Traseja e rrugës Qafë Plloçë-Qukës ka pësuar çarje në lotin e dytë, në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë.
Struktura e rrugës është dëmtuar në pjesën qendrore të saj, por edhe në anësore, duke krijuar probleme në segmentin përkatës.
Mësohet se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, por në zonën e dëmtuar lëvizja kryhet vetëm në një korsi, për arsye sigurie.
Pritet ndërhyrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili është njoftuar për problematikën e konstatuar.
Kjo rrugë herë pas here ka pasur problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dherave dhe shkëmborëve nga skrapatat gjë që ka çuar në bllokimin e rrugës duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e punimeve dhe studimin gjeologjik.
Mirë që shtet dhe qeveri nuk kemi, a ka mbetur ndonjë SPAK a prokuror që ti dalë zot këtij vendi?!!
Rruga e shtrenjtë dhe e "planifikuar mire" me demek.