TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Prill 2026, 14:55

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku ndër të tjera veçojmë:

Në Fier, ka përfunduar arratia e Agim Gashit, i dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit Elton Javori në vitin 2023. Ai akuzohet se në bashkëpunim me vëllain ka qëlluar me armë gjatë një konflikti që përfundoi me viktimë.

Në Tiranë, Gjykata e Posaçme ka lënë në burg David Prendin për skemën e mashtrimeve me call center, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e organizatorëve të rrjetit që dyshohet se mashtronte qytetarë europianë.

Po në Tiranë, një 40-vjeçar u arrestua pas një ndjekjeje policore në zonën ''Sheshi Wilson'', pasi drejtonte automjetin nën efektin e drogës dhe alkoolit, pa leje drejtimi dhe përplasi makinën e policisë.

Në një tjetër ngjarje, në IEVP Reç, dy të paraburgosur shkaktuan trazira të forta, duke dëmtuar qelinë dhe duke tentuar t’i vinin flakën ambientit me bombul gazi, ndërsa një gardian mbeti i lënduar.

Në Dibër, policia arrestoi Eduart Tolën me 21 dokumente të dyshuara për pasaporta bullgare, pjesë e një skeme falsifikimi që përfshinte edhe zyrtarë lokalë në Ostren.

Në Durrës, një 35-vjeçar humbi jetën pas një vetëplagosjeje të dyshuar me armë gjahu në banesë.

Në Kamëz, një 23-vjeçar u arrestua pas një konflikti ku qëlloi me armë zjarri në ajër, ndërsa pesë persona të tjerë janë në kërkim, ndërsa në Maqellarë një aksident rrugor la 6 persona të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Jashtë vendit, në Cremona, policia italiane goditi një laborator droge dhe arrestoi një shqiptar të dyshuar si furnizues, duke sekuestruar mbi 6 kg lëndë narkotike.

Ndërkohë, hetime ndërkombëtare po zbërthejnë një rrjet të madh pastrimi parash mes Zvicrës dhe Ballkanit, ku agjenci udhëtimesh në Lucernë dyshohet se shërbente si qendër për transferimin e miliona eurove përmes sistemit 'Hawala'.

Në protestën e fundit në Tiranë, 11 persona dolën para gjykatës për përdorim të bombave molotov, me kërkesa të ndryshme për masa sigurie nga prokuroria. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje