Lexues të “Pamfleti” ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:
Zjarri në landfillin e Bushatit, reagon opozita/ “Katastrofë e paralajmëruar, pasojë e keqmenaxhimit”
Zjarri në landfillin e Bushatit ka nxitur reagime nga përfaqësues të Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, të cilët e lidhin situatën me mënyrën e menaxhimit të mbetjeve.
Nënkryetari i kësaj force politike dhe drejtuesi politik i qarkut, Luçiano Boçi, së bashku me deputetin Kliti Hoti, e cilësojnë ngjarjen si një situatë të paralajmëruar dhe si pasojë të keqmenaxhimit.
Boçi publikoi pamje nga vendi i ngjarjes dhe e përshkroi landfillin si një “katastrofë mjedisore dhe shëndetësore”.
Ai akuzoi qeverinë për mbingarkesë të landfillit me mbetje nga disa qarqe dhe për dështim të projekteve të inceneratorëve.
Gjithashtu, ai ngriti dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm për të krijuar hapësira të reja depozitimi. Sipas Boçit, rreziku ishte sinjalizuar më herët nga opozita dhe ekspertët, por nuk janë marrë masa.
Soros nxjerr tërësisht “lakuriq” Ramën/ Dy “vëllezërit” takim të ngrohtë në Spanjë
Edi Rama ka dalë tërësisht lakuriq lidhur me vizitën në Spanjë. Kryeministri mori pjesë në samitin “Mbrojtja e Demokracisë”, por duket se i ka hapur punë vetes sa i takon raporteve me Trump.
Kur mori ftesën për “Bordin e Paqes”, Rama ‘fluturonte’. Madje, kur mori fjalën në takim, i ‘krehu bishtin’ presidentit amerikan për OKB-në, ndërsa më pas vizitoi Izraelin dhe shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit. Të gjitha këto u bënë për të tërhequr vëmendjen e SHBA.
Mirëpo Rama duket se vijon të luajë me dy porta, pasi në publik del pro Trump, ndërsa në prapaskenë duket se vepron kundër tij.
Samiti në Spanjë u drejtua nga kryeministri Pedro Sánchez, një “armik” i Donald Trump. Por përtej tij, aty ka qenë edhe djali i armikut të betuar të Trump, Alex Soros. Edhe pse vetë Edi Rama u mundua ta fshihte, në fakt ata janë takuar të dy në Spanjë. Rama nuk hodhi asnjë foto me të, por ka qenë vetë Alex Soros që ka publikuar foto pak më parë, ku shihet kokë më kokë me Ramën. Në një moment tjetër duket Rama që i drejton telefonin dhe, mesa shihet, janë duke folur me një person të tretë. Pra shihet një takim shumë “vëllazëror”.
Parkut Fotovoltaik i vajzës së Fatmir Xhafajt/ Vetëm 4 ditë për licencimin
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, vazhdon demagogjinë me deklarata për gjoja ndalimin e përfitimit të aseteve publike nga pjestarë të pushtetit e familjarë të tyre, u firmos leje për koncesione energjie elektrike në mijëra metër katrorë toka shtetërore, dhënë falas.
Po me urdhër të tij, merren vendime mbështetëse të përshpejtuara, fakt që e dëshmon rasti i Parkut Fotovoltaik dhënë Amanta Xhafajt e Ditjon Baboçit, vajzës e dhëndrit të ish-Ministrit Fatmir Xhafaj, në orakëri me Artan Sakon, ndërtuesin e pallatit të Linda Ramës.
Pas lejes për Parkun Fotovoltaik “Dion Energji” me sipërfaqe 50 mijë m2 tokë shtetërore në bregdetin e fshatit Topojë të Fierit, dhe grabitjes së kësaj toke, nëpërmjet hipotekimit të paligjshëm, qeveria ka nisur procedurën e përshpjetuar për lincencimin e prodhimit të energjisë.
Më 17 shkurt 2026, kompania koncesionare “Dion Energji”, paraqiti Kërkesën Nr. 667 Prot., të firmosur nga Ditjon Baboçi, dhëndri i Fatmir Xhafajt, për licencën e prodhimit të energjisë.
‘Raiffeisen Bank’ zhvat klientët/ Qytetarit i “zhduken” 250 mijë lekë në ATM
Raiffeisen Bank duket se është kthyer në një bankë zhvatëse për qytetarët. Përveç tarifave dhe komisioneve të larta, duket se tani kjo bankë po u merr dhe paratë klientëve të saj.
Në redaksinë e “Pamfletit” ka ardhur një denoncim, ku një qyterar me emrin Grigor Dedi pretendon se përmes një ATM-je në Elbasan i janë mbajtur 250 mijë lekë të reja gjatë një procesi depozitimi.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 23 mars, rreth orës 12:10, në një bankomat të Raiffeisen në qendër të qytetit. Qytetari shprehet se fillimisht ka depozituar 250 mijë lekë dhe më pas ka zgjedhur opsionin për të shtuar një shumë tjetër.
Ai shton se pas rreth 10 minutash ka kontaktuar shërbimin e klientit, ku sipas tij i është konfirmuar se veprimi rezulton i kryer, por jo i reflektuar në llogari.
Qytetari pretendon se deri më tani shuma nuk i është kthyer, ndërsa, sipas tij, nga banka i është komunikuar në mënyrë verbale se në gjendjen fizike të bankomatit nuk rezultojnë paratë.
Ky është një ndër të shumtët denoncime ndaj “Raiffaisen Bank”, e cila është kthyer në një bankë zhvatëse në vend. Duhet theksuar se ajo është nën hetim nga SPAK, pasi përmes saj kinezët kanë lëvizur paratë e vjedhur përmes “Bankers Petroleum”.
Për më shumë, klikoni në linkun e lajmeve të orës 12.00
Lini një Përgjigje