
Një produkt ushqimor i importuar në Shqipëri rezulton i kontaminuar me baktere të rrezikshme, duke ngritur një tjetër problem konkret për sigurinë ushqimore në treg. Sinjalizimi ka ardhur përmes sistemit europian RASFF, i cili ka identifikuar praninë e Salmonella spp në një krem lajthie me kakao me origjinë nga Gjermania.
Produkti në fjalë, i shpërndarë në tregun shqiptar nga kompania “Lengo Group”, ka hyrë në vend në dy lote të ndryshme me data skadence në gusht dhe shtator 2026.
Sipas të dhënave të administruara nga AKU, një pjesë e konsiderueshme e sasisë së importuar është bllokuar dhe është vendosur për asgjësim, ndërsa një pjesë tjetër ka dalë në treg dhe është blerë nga konsumatorët. Subjekti importues ka kryer njoftimin përkatës në ambientet e shitjes për produktin e shpërndarë. Sipas alarmit të lëshuar nga sistemi RASFF, ky produkt përbën rrezik serioz për shëndetin e njeriut.
Konkretisht bëhet fjalë për produktin Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème (300 g).
Nga verifikimet e kryera rezulton se sasia e shitur te konsumatori fundor është 8.7 kg, për të cilën subjekti ka kryer njoftim në ambientin tregtues.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë në gjendje këtë produkt ta kthejnë në pikat e tregtimit ku e kanë blerë.
Njoftimi i AKU-së:
Në vijim të njoftimit të kategorisë njoftim informues për ndjekje, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) mbi alertin me temë “Salmonella spp në krem lajthie në kakao” me origjinë nga Gjermania, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Emri i produktit: Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème (300 g) mit 36% Haselnüssen ohne Palmöl.
Të dhënat e produktit:
Lot: L 1251838: Data e skadencës 18.09.2026.
Lot: L 1252635: Data e skadencës 26.08.2026.
Emri i subjektit prodhues: “Bartels-Langness Handelsgesellschaft mbH & Co”.
Emri i subjektit importues në Shqipëri: “Lengo Group”.
AKU ka kryer verifikimet përkatëse në subjektin importues ku është konstatuar se sasia e importuar e këtij produkti
– Krem lajthie me kakao”Nudossi Nut Nugat Creme”, me datë skadence .18.09.2026, Lot: L1251838, në sasinë 30 copë me sasi totale 9 kg.
– Krem lajthie me kakao”Nudossi Nut Nugat Creme”, me datë skadece 26.08.2026, Lot: L 1252635, në sasinë 60 copë me sasi totale 18 kg. Sasia totale e importuar për të dyja lotet është 27 kg.
Në subjekt u bllokua sasia prej:
– Krem lajthie me kakao “Nudossi Nugat Creme”, me datë skadence 18.09.2026, Lot: L1251838, 15 copë ose 4.5 kg.
– Krem lajthie me kakao “Nudossi Nugat Creme”, me datë skadence 26.08.2026, Lot: L 1252635, 46 copë ose13.8 kg.
Sasia totale e bllokuar për të dy lotet 18.3 kg me destinacion asgjësimin e tij.
Nga verifikimet e kryera rezulton se sasia e shitur te konsumatori fundor është 8.7 kg për të cilën subjekti ka kryer njoftim në ambientin tregtues.
AKU i bën thirrje konsumatorit që nëse e kanë në gjendje këtë produkt ta kthejnë në pikat e tregtimit ku e kanë blerë.
Lini një Përgjigje