Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, ka shmangur komentet lidhur me SPAK-un sa i takon hetimeve për dosjen e 21 Janarit.
Pavarësisht se para disa ditësh, Ballës iu dorëzua një kërkesë nga Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej 4 demonstruesve që humbën jetën në protestën e 15 viteve më parë, përmes të cilës kërkohej miratimi i një rezolute nga Kuvendi për të përshpejtuar hetimet nga ana e SPAK, kreu i deputetëve të PS-së, ka shmangur komentet.
“Do ta shohim në procesin e analizave të institucioneve”, tha Balla, duke mos komentuar më gjatë çështjen në fjalë.
Dosja për 21 Janarin po hetohet nga SPAK, pas një vendimi nga Gjykata e Lartë, por edhe Strasburgu, që kërkojnë zbardhjen e çështjes. Gjithashtu në SPAK është depozituar edhe një audio, përmes së cilës pretendohet se zbardhen emrat e personave që kanë dhënë urdhërin për të qëlluar. Dosja në SPAK ndodhet prej gati 2 vitesh, ndërsa sipas familjarëve të Aleks Nikës, hetimi po zvarritet.
Lini një Përgjigje