TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Prill 2026, 12:53

‘Grupi i zjarrit’ të Berishës del para gjykatës, Prokuroria kërkon arrest me burg për 5 prej tyre; emrat

Shkruar nga Pamfleti
‘Grupi i zjarrit’ të Berishës del para gjykatës,
‘Grupi i zjarrit’ të Berishës del para gjykatës

Grupi i zjarrit që u kap me bomba molotovë në protestën e opozitë të premten, ka dalë ditën e sotme para gjykatës së Tiranës për masë sigurie.

Prokuroria ka kërkuar për 5 prej tyre masën e sigurisë arrest me burg, 2 arrest në shtëpi dhe 4 detyrim paraqitjeje. 

Ndaj tyre rëndëojnë akuzat “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Kundërshtim i punonjësit të rendit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme”.

Ndërkohë, PD ka paditur ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, kryepolicin Skënder Hita dhe gjithë zinxhirin drejtues të Policisë me argumentin, kanë drejtuar aksionin ndaj protestuesve të opozitës dhe kanë përdorur ndaj tyre spraj kundër ariut.

Masat e kërkuara nga Prokuroria e Tiranës:
1-Klement Çuçka arrest me burg
2-Bujar Tusha, arrest me burg
3- Henri Shapllo arrest me burg
4-Mirvel Tocilla arrest me burg
5- Semi Bici “Arrest me burg”
6-Bardhyl Ndou “Arrest në shtëpi”,
7- Sokol Bajraktari “Arrest ne shtepi”
8-Igball Domi, “Detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore”, 
9-Gentjan Tuga “Detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore
10- Ernest Kapo “Detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore”
11- Edison Shyti “Detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore”

‘grupi i zjarrit’ të berishës arrest me burg për 5 prej tyre

Lini një Përgjigje