
I përdoruri i Engjëll Agaçit e Bledi Çuçit për vjedhje fondesh në tre ministri, tani do të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i KQZ-së, pa pasur asnjë diplomë të njohur nga Ministria e Arsimit, pa ekuivalencë dhe pa dokumenta në dosje, vetëm me një “deklarim verbal” se ka kryer studimet në Poloni. Nga konviktet në Łódź e Varshavë, në postet më të larta të shtetit shqiptar...
Titullari i dytë ekzekutiv në KQZ pas kryetarit Ilirjan Celibashi, në postin Sekretar i Përgjithshëm do të jetë Enea Hoti, i përdoruri nga Engjëll Agaçi e Bledi Çuçi si kusari i fondeve në Ministrinë e Pushtetit Lokal, në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Ministrinë e Brendshme.
Gjatë 13 viteve pushtet të PS-së, Enea Hoti ka qenë funksionar i lartë në poste kryekëshilltar, Drejtor i Përgjithshëm dhe Sekretar i Përgjithshëm në këto 3 ministri, ngaqë sipas tij, ka kryer 4 universitete për “Jurist” brenda 7 viteve në Poloni.
Referuar formularit për të dhënat personale të shkollimit, Enea Hoti ka deklaruar se në vitet 1996-1997, pra gjatë 1 viti, ka kryer studimet e larta dhe është diplomuar “Jurist” në qytetin Łódź, 120 kilometra larg Varshavës, duke deklaruar vetëm vendqëndrimin “Dom Studenta XIV”, rruga “Jana Matejki”, pa deklaruar emër universiteti.
Jemi përballë mashtrimit të parë të Enea Hotit, pasi emërtimi “Dom Studenta XIV” në qytetin Łódź është konvikt vetëm për ata që kryejnë kurse 3, 6 dhe 1-vjeçar për profesione të ndryshme, me kërkesë të kompanive private që i marrin si fuqi punëtore.
Gjithashtu, Enea Hoti ka deklaruar se në vitet 1997-2003 ka kryer studimet në 3 universitete të tjerë për “Jurist” po në Poloni, duke deklaruar përsëri vetëm emra konviktësh, konkretisht: “Dom Studenta 'Sabinki'”, rruga “Pavarësia 147”; “Dom Studenta” Nr.3, rruga “Konarskiego 3” në Rogas-Varshavë dhe konviktin “Dom Studenta Nr.4”, rruga “Zamenhofa 10a”-Varshavë.

Enea Hoti, që ka qenë në 5 poste të larta shtetërore si Drejtor i Përgjithshëm e Sekretar i Përgjithshëm në 3 ministri në Shqipëri, ndërsa tani do të katapultohet Sekretar i Përgjithshëm në KQZ, nuk deklaron në cilët universitete ka studiuar për “Jurist” gjatë 7 viteve në Poloni.
Në dosjen e tij personale, në drejtoritë dhe ministritë ku ka qenë funksionar i lartë, Enea Hoti ka të shënuar “Arsim i Lartë Ndërkombëtar për Jurist”, por nuk ka diplomë e dokumenta shoqëruese për studimet që thotë se ka kryer.
Prej 22 vitesh në detyra të larta qeveritare në Shqipëri, emri i Enea Hotit nuk figuron as në databazën e diplomave të huaja, të njohura e ekuivalentuara në Ministrinë e Arsimit në Shqipëri.
Në dosjen personale duhet të jetë diploma e dhënë nga universiteti në shtetin e huaj, ekuivalente me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve dhe listën e notave, të pajisur me vulë apostile të noterizuar dhe përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Shqipëri ose në Poloni.
Këto dokumenta Enea Hoti nuk i ka në dosje, por prej lidhjeve me Engjëll Agaçin e Bledi Çuçin, vazhdon të emërohet në detyra të larta shtetërore, vetëm me një deklarim verbal sikur është diplomuar “Jurist” jashtë Shqipërisë./Pamfleti
Publikimi i ketij lajmi eshte i reme, dhe ke mungese informacioni o z.gazetar. Nuk mund te hedhesh balte mbi njerzit nese nuk ke prova te sakta, ndaj me plot goje po te them se JA KE FUTUR KOT. Here tjeter informoju me mire, sepse te njollosesh njerzit nuk eshte profesionale.
PO PSE HIDH E PRIT AKA APO APO NUK JA FIPLLOME TE PARAQITEN DIPLLOMAT E CDO GJE MERR FUND PSE DEBATE E KAM SE KAM...SI BRLIND KELLICI KAM TE LARTEN POR SKAM TE MESMEN...CUDIRA NE SHQIPERI ME DIPLLOMAT FALLCO.KU NJE SHTET ME SHKOLLA PRIVATE DUKE PAGUAR LEKE E NGA MENDJA QERAMIDHE..
Ky Plamfeti eshte kthyer ne gjeni.Ai i di me themel çdo problem dhe i afrohet Berishës nga fantazia.Çudi nga dalen keto mostra ne kete Shqiperi te vogël.
O Zot ! Po na qeverisin dhe gjykojnë injorantë ose analfabetët funksional !
Pse tani e moret vesh...diplloma fallco SIC jane shkollat private