TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2026, 14:59

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Veliaj në GJKKO – Seanca e dytë për Erion Veliaj vijon, ku ai është njohur me dosjen hetimore të SPAK.

Meta mbetet në burg – GJKKO refuzon zëvendësimin e masës për Ilir Meten; avokati ofroi garanci 50 mijë euro, por kërkesa u rrëzua.

Hava Delibashi në SPAK – Ish-numri 2 i AKSHI merret në pyetje pas fakteve të reja, pritet të dalë edhe para GJKKO.

21 janari – Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikes, takohet me kryeprokurorin Klodian Braho; familjarët kërkojnë drejtësi për viktimat.

Pasuritë e Ervis Martinajt mbeten bllokuar – GJKKO rrëzon kërkesën e familjes, hetimet vijojnë brenda afateve ligjore.

Dënime dhe hetime të tjera – Altin Hajri merr burgim të përjetshëm për zhdukjen e Jan Prenges; dy mjekë motër e vëlla në Tiranë nën hetim për neglizhencë; 52-vjeçari në kërkim për përdhunim në Lezhë; 50-vjeçari i dënuar në Itali arrestohet në Tiranë për drogë.

Ngjarje të rënda – 50-vjeçari tenton vetëflijimin në Tiranë, ndodhet në gjendje të rëndë; vrasja e trefishtë në Majac të Podujevës mund te lidhet me presionet për martesë. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje