TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2026, 13:21

Dosja '21 Janari'/ Xhaxhai i Aleks Nikës pas takimit me Brahon në SPAK: 15 vite janë shumë! Hetim i përciptë 

Shkruar nga Pamfleti
Dosja '21 Janari'/ Xhaxhai i Aleks Nikës pas takimit me Brahon
Mark Nika

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi këtë të martë me kreun e SPAK, Klodian Braho, lidhur me ecurinë e hetimeve për çështjen e 21 Janarit, duke shprehur kritika për ritmin dhe thellësinë e procesit hetimor.

Pas takimit, Nika e cilësoi hetimin si të “përciptë” dhe ngriti shqetësimin për mungesën e rezultateve konkrete, edhe pas 15 vitesh nga ngjarja.

“Nuk ka asnjë person në akuzë. SPAK thotë po punojmë. Po presim tani ata e kanë në orë se si do të shkojë hetimi, ne kemi pretendimet tona. Vërejtja jonë është se hetimi duhet të jetë më shpejt, të gjithë personat që kanë dijeni nuk janë thirrur, duke filluar edhe përmes kryeministrisë në atë kohë, gardës.

Është krim i rëndë, do e ndjekim në vazhdimësi derisa të zbulohet e vërteta. Ne kemi kërkuar psh ish sekretarin e këshillit të ministrave, punonjësit e serverëve të IT, nuk janë thirrur se di pse thonë se janë të panevojshme. Hetimi është i përciptë për mua, 15 vjet janë shumë. Ne do të marrim të gjitha masat që çështja të zbardhet. Kaseta është për riekspertim, akoma s’e kanë dërguar më duket.

Kërkova unë që të takohem me zotin Braho. Nuk na zë vendi kur presim. Kjo çështje duhet të ishte përfunduar, është e papranueshme, sepse të gjithë shqiptarët pyesin se përse nuk shkojnë para gjyqësit vrasësit. Aty dallohen vrasësit nga organizimi i protestës. Përgjegjës është shteti. Nuk e bën organizimin për të shkuar për t’u vrarë”, tha ai.

 

doja 21 janari spak mark nika

Lini një Përgjigje