TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2026, 15:01

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë 15:00

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Ish-ministri Beqaj shpreh se nuk i është komunikuar akuza e re dhe akuzon SPAK-un për shkelje procedurale dhe mungesë transparence.


SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Mici dhe Domi, të dënuar për mashtrime “online” dhe pastrim parash. Katër të arrestuar të protestës së 28 shkurtit lirohen, me vendim “detyrim paraqitje” pas tensioneve në Tiranë.


Autorët e disa ngjarjeve kriminale nën hetim: Gazmend Buçpapaj kërkon falje familjes së viktimës, ndërsa prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Ruben Saraiva për vrasjen e Ardian Nikulajt.


Tragjedi në Siçili: humb jetën një 25-vjeçar shqiptar, 6 të tjerë të plagosur.


Përleshje mes dy grupeve në Itali, 30-vjeçari shqiptar rrezikon jetën, 4 të arrestuar.


Pas 24 orësh gjendet 11-vjeçari i zhdukur në Portin e Durrësit, në gjendje të mirë.


Shqiptarët e Luginës së Preshevës paraqesin padinë e parë ndaj Serbisë për diskriminim mbi adresat e tyre.

 

lajmet kronika e zeze

Lini një Përgjigje