TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2026, 14:38

Zëdhënësi i kampit në Manëz përgënjeshtron lajmet: Irani s’ka kapacitet teknik për të goditur Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Zëdhënësi i kampit në Manëz përgënjeshtron
Kampo në Manëz

Pas raportimeve në media se Irani mund të ketë në objektivat e tij kampin Ashraf 3 të muxhahedinëve në Manzë, ka reaguar zëdhënësi i kampit, Shahriar Kia.

Në një deklaratë për mediat, ai i cilësoi këto lajme si propagandë të orkestruar nga regjimi iranian dhe mohoi çdo mundësi që Shqipëria të shënjestrohet nga një sulm me raketa. Sipas tij, përveçse të pabazuara në fakte, këto pretendime janë edhe teknikisht të parealizueshme.

“Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri, me qëllim ndjekjen e qëllimeve të veta.

Këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt.

Kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, pikërisht për të rritur rezonancën dhe përhapjen e saj sa më shumë të jetë e mundur.

Është e qartë dhe e pamohueshme se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri”, ka deklaruar Shahriar Kia.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të shtuara në Lindjen e Mesme dhe pas spekulimeve mbi përfshirjen indirekte të vendeve të tjera në konflikt.

 

kampi ne manez

Lini një Përgjigje