TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2023, 21:26

U shkarkua 2 vite më parë nga vetingu, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Vlorës

Shkruar nga Pamfleti

U shkarkua 2 vite më parë nga vetingu, KPA rikthen në detyrë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kthyer në detyrë gjyqtaren e Vlorës Gentiana Xhelili, të shkarkuar nga vetingu dy vite më parë.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo e kanë cilësuar të padrejtë vendimin e KPK.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 369, datë 21.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në vendimin e KPA.

xhelili

Lini një Përgjigje