TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2023, 20:26

“Fale teje familja ime është gjallë”, presidenti Clinton tregon historinë prekëse me kamerierin nga Kosova: Mu ul në gjunjë

Shkruar nga Pamfleti

“Fale teje familja ime është gjallë”, presidenti

Ish-presidenti Bill Klinton ka treguar një ngjarje emocionuese që i ka ndodhur teksa darkonte në një restorant në New York, me miqtë e tij.

Ai tha se një nga kamarierët i cili ishte nga Kosova, i ka shkuar dhe i është ulur në  gjunjë duke i thënë se familjen e kishte gjallë falë tij.

Kur isha në një restorant në New York dhe një kamerier erdhi të merrte porosinë. Uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më tha falë teje familja ime është gjallë. Dhe njerëzit e tjerë me të cilat isha nuk e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur dhe u shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova.

Ai u çua foli pak për jetën familjare dhe tha vazhdoni kështu. Mos i hidhni njerëzit poshtë. Ju keni ndërtuar këtu diçka të lavdishme dhe bëni që njerëzit që të vijnë këtu që vendi i tyre te jetë më shumë si i juaji. Ju dikur ishit një derë e zymtë e mbyllur ndërkohë tani jeni një derë e hapur”, tha Klinton.

klinton

Lini një Përgjigje