
Ish presidenti i SHBA-së, Bill Klinton gjatë fjalimit të tij para kryeministrisë, tregoi se si është njohur me Shqipërinë në moshën 18-vjeçare kur ishte në shkollë.
Ai tha se kur studionte Luftën e Ftohtë, në hartë shihte Shqipërinë e cila sipas tij i paraqitej si një mister, si një vend i mbyllur ku i thoshin se ndalohej hyrja.
Klinton u shpreh se kurrë nuk e kishte menduar se do ta vizitonte Shqipërinë, madje edhe si president, teksa shtoi se është mrekulluar me zhvillimin e Shqipërisë në këto vite.
“Kam parë më shumë se 30 vite të fundit të Shqipërisë, jam mrekulluar. Kur isha i ri dhe studioja luftën e ftoftë, botën komuniste, e shihja Shqipërinë në hartë dhe paraqitej si një mister i pamatë, e mbyllur ndaj botës. Më kujtohet kur isha 18-vjeç dhe i thoja vetes a do shkojë ndonjëherë aty, pyes veten si do jetë dhe kurrë nuk ma merrte mendja se do vija si president. Isha një njeri që vija nga një rrugë e gjatë, doja të shihja historinë e këtij vendi. Mendoj që më keni dhënë një dhuratë mjaft të madhe thjesht duke iu thënë përshëndetje, duke më lënë t’iu shoh”, tha ai.
Lini një Përgjigje