TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Tetor 2023, 21:20

U përdhunua nga 4 persona, flet vëllai i 26-vjeçares në Vlorë: Unë do hakmerrem

Shkruar nga Pamfleti

U përdhunua nga 4 persona, flet vëllai i 26-vjeçares në

Vëllai i vajzës 26-vjeçare e cila u përdhunua nga katër persona në Vlorë ka folur për ngjarjen e rëndë.

Ai tha se edhe pse në fillim në njoftimin zyrtar policia tha se bëhej fjalë për tre persona, ata ishin katër persona. Vëllai i viktimës u shpreh se nëse shteti do ua falë këtë vepër atyre personave ai vetë nuk ka për t’ua falur kurrë.

“Ata janë katër persona, nuk janë tre persona dhe nëse shteti i fal, nuk i fal unë. Nëse shteti apo gjykata do i fal, unë nuk i fal”, tha ai ndërkohë që shtoi se motra e tij i kishte rrëfyer se ajo kishte dalë me një person në lokal, ku kishte pirë diçka, ndërsa të tjerët i ishin bashkuar në hotel.

Më tej, ai tregoi se ka qenë një mjek nga spitali i Vlorës që i ka marrë në telefon dhe i ka informuar për ngjarjen. Kur ka shkuar në spital, djali tha se nuk iu dha asnjë detaj për çfarë kishte ndodhur.

“Motra ishte në reanimacion, nuk mund të fliste dhe doktorët nuk më dhanë shumë shpjegime. Unë dje e kam takuar motrën, sepse nuk jetoj këtu, jetoj jashtë shtetit. Ajo qëndroi në spital nga e premtja deri të hënën", tha vëllai i vajzës.

Në momentin që vajza është përmendur ajo i ka treguar vëllait të saj se ka dalë me një djalë të pijë diçka dhe në një moment ka shkuar në tualet. Në momentin që është kthyer nga tualeti, djali me të cilin ajo kishte dalë i kishte dhënë një pije dhe pas asaj pije, vajza nuk ka qenë e vetdijshme.

Sipas asaj që viktima ka komunikuar me vëllain, nga lokali në drejtim të hotelit, vajza kujton se është larguar vetëm me djalin që kishte dalë të pinte diçka, ndërsa më pas janë bashkuar dhe personat e tjerë që kanë kryer krimin.

4 persona perdhunim vellai vlore

Lini një Përgjigje