Pas dy ditësh zvarritje, Gjykata e Posaçme ka konfirmuar sot masën e sigurisë për Sali Berishën.
Ky i fundit u la në “detyrim paraqitje” dhe i ndalohet largimi jashtë vendit. Dy avokatet e caktuara nga gjykata Jalldiz Kastratin dhe Rabije Cenalia braktisën çështjen dhe rastin e mori përsipër avokatja Valentina Todoresku.
Ndërkohë dje u largua nga çështja dhe avokati Artan Simoni, i cili kishte bërë disa statuse që godasin Berishën dhe u sulmua nga “Foltorja”.
Por edhe Valentina Todoresku ka rënë pre e sulmeve nga deputetët e “Rithemelimit”. Mbështetësit e Berishës kanë hyrë në profilin e saj në rrjetet sociale duke e skanuar.
“GJKKO ka “ngatërruar” listën e avokatëve me të patronazhistëve. Ja dy patronazhistët qe ka caktuar për “te mbrojtur” Berishën! Kush thotë që ky është gjyq politik?”, shkruan Edi Paloka.
Lini një Përgjigje