
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është paraqitur mëngjesin e sotëm te Shërbimi i Provës në kuadër të lirimit të tij me kusht.
Mësohet se Salianji ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij, Ledio Braho.
Salianji u lirua nga qelia më 8 Korrik, pasi Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht, pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar. Shërbimi i provës kishte depozituar raport pozitiv për sjelljen e Salianjit, ashtu si edhe më parë Burgu i Fierit.
Me dënimin me 1 vit burg, Ervin Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2017-s dhe 2021-shit për 2 legjislatura.
Sipas ligjit të dekriminalizimit ai nuk mund të zgjidhet në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit, pra deri në vitin 2030 kur konsiderohet i rehabilituar.
Lini një Përgjigje