Është publikuar fotoja e arrestimit të Jamarbër Malltezit, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike i cili u ndalua në Rinas me urdhër të SPAK.
Malltezi në kokë mban një kapele ndërsa i janë vënë prangat. Ai u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania.
Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.
Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin. Ky i fundit është bashkëpronari i Jamarbër Malltezit për ndërtimin e ish kompleksit 'Partizani'.
Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.
Lini një Përgjigje