TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2023, 22:05

Berisha i shpëtoi burgut, ironizon Artan Hoxha: Pinocheti 84-vjeçar u fut në qeli me karrige me rrota

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i shpëtoi burgut, ironizon Artan Hoxha: Pinocheti 84-vjeçar

Gazetari Artan Hoxha është përballur disa vite më parë me një lidhje LIVE me Sali Berishen me akuza të forta ndaj njeri-tjetrit. Në atë debat, Hoxha i tha Berishës se “do të shkonte në gjykatë me barrel si Pinocheti”.

Sot, SPAK lëshoi dy urdhër arreste për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin dhe një “detyrim paraqitje” për Berishën duke bërë që Hoxha t’i rikthehej deklaratës së tij duke ironizuar ish kryeministrin. Ai tha se Pinocheti 84-vjeçar u fut në qeli me karrige me rrota duke lënë të kuptohet se mosha e Berishës nuk mund ta mbajë atë larg burgut.

"Ishte vjeshta, e vitit 1998.

Muaji tetor, si tani.

Plot, 25 vite më parë, më datë 16 tetor,

ish-diktatori kilian, gjenerali dhe senatori i përjetshëm Augusto Pinochet-Ugarte, u arrestua në bazë të një urdhër-arresti spanjoll, në ambientet e një klinike private në Londër….

Edhe pse, në moshën 84-vjeçare, ish-diktatori Pinochet, u shoqërua në ambientet e izolimit me një karrocë me rrota..", shkruan Hoxha.

Berisha i shpëtoi burgut, ironizon Artan Hoxha: Pinocheti 84-vjeçar

artan hoxha berisha burg

Lini një Përgjigje