TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2023, 21:30

Gazetari zbulon se kur u firmos urdhërarresti për Jamarbër Malltezin dhe masa e sigurisë për Sali Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari zbulon se kur u firmos urdhërarresti për Jamarbër

Afera e kompleksit “Partizani” çoi në pranga Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, bashkëpronari i Malltezit për ndërtimin e ish kompleksit 'Partizani'.

SPAK mësohet se ka firmosur dhe 2 masa sigurie për Sali Berishën duke e ndaluar të dalë jashtë Shqipërisë si dhe masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’.

Gazetari Sokol Bregu ka zbuluar detaje se kur është firmosur urdhërarresti për Jamarbër Malltezin dhe masa e sigurisë.

"Ka pasur urdhërarrest që dje jo sot por vetëndodhja nuk është ditur prandaj është bërë sot arrestimi. Urdhër arresti ka qëndruar në tavolinë derisa të verifikohej vendndodhja e tij”

Malltezi nuk ishte duke u kthyer nga jashtë por ka qenë rastësisht në aeroportin e Rinasit, dhe as për të udhëtuar jashtë vendit”, tha gazetari për Report tv.

 

sali berisha jamarber malltezi gazetari

Lini një Përgjigje