Asnjë veprim i paligjshëm dhe asnjë drejtësi e instrumetalizuar nuk do e ndalojë qëndresën dhe betejën pa kthim të opozitës. Këto masa dhe çdo masë e karakterit politik vetëm sa shumëfishojmë motivimi e Berishës, bashkëpunëtorëve të tij dhe qindra anëtarëve të PD...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë shtypi pas aksionit të sotëm të SPAK.
Prokuroria arrestoi dhëndrin e tij, ndërsa për Berishën u vendos masë sigurie “detyrim paraqitje”. Në një konferencë shtypi, Berisha sot akuzoi Edi Ramën se fshihet pas aksionit të sotëm.
“Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike. Ai i tronditur gjerë në palcë, nga krimet e tij, nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera McGonigal, e djegësve, sterilizimit, portit të Durrësit, Butrintit. Edi Rama, pasi ka humbur mandatin e deputetit siç thotë kushtetuta me tenderat që ka fituar në kundërshtim me ligjet e vendit, thjeshtra e saj me kompaninë Xhillari. Me tenderat që ka fituar Fangu, apo burri i motrës së Linda Ramës, me imolikimin e kësaj të fundit në bordet e bankave, de facto ai nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, tha ai.
Më tej ai deklaroi se akuzat janë tërësisht politike, teksa deklaroi se dhëndri i tij kurrë nuk u mor në pyetje. Po ashtu pretendoi se bllokimi i pasaportës dhe masa e sigurisë ndaj tij u bë në shkelje të ligjit pasi ai ka imunitet. Po ashtu dha dhe një paralajmërim.
“Pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në Parlamentin e Shqipërisë, Rama urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të denoncuar për fshehje dokumentesh dhe manipulim dosjesh për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën në nenin 71 të saj që përcakton se liria e deputetit nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentin. Unë pranoj plotësisht sfidën. Zgjedhësit ndihen sot më pranë Sali Berishës se kurrë. Kufizimi për të lëvizur unë nëpër Evropë nuk mund të ndodhte pa miratimin e komisioneve parlamentare.
Deklaroj se asnjë manipulim. Asnjë veprim i paligjshëm dhe asnjë drejtësi e instrumetalizuar nuk do e ndalojë qëndresën dhe betejën pa kthim të opozitës. Këto masa dhe çdo masë e karakterit politik vetëm sa shumëfishojmë motivimi e Berishës, bashkëpunëtorëve të tij dhe qindra anëtarëve të PD”, vijoi ai.
Nga ana tjetër ai sulmoi dhe prokuroren Enkeleda Millonai, prokurorja e cila kopsiti dosjen në fjalë. Berisha nuk ka kursyer asgjë ndaj saj, duke u shprehur se ka vepruar sipas urdhrave të Taulant Ballës.
"Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotra biologjike e Taulant Bego Jaris, ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën: ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006, në një kohë kur ky është një proces i njohjes, madje i kthimit nga viti 1994-1995. Ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar, është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës. Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkëinvestitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e partisë. Për njëfarë periudhë, bashkëinvestitorët kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre me kontratë të noterizuar, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Çdo transaksion është bërë vetëm në rrugë bankare, duke depozituar pranë institucioneve, kontratën e noterizuar. Ndryshe nga sa gënjen përfaqësuesja e Taulant Ballës, çdo transaksion është deklaruar pranë tatimeve, bankës dhe institucionit të larjes së parave", tha ai.
Lini një Përgjigje