TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2023, 20:14

Pastrim parash me kullat te ish kompleksi 'Partizani', GJKKO vendos sekuestrimin e të gjitha pasurive të Jamarbër Malltezit

Shkruar nga Pamfleti
Pastrim parash me kullat te ish kompleksi 'Partizani', GJKKO vendos
Jamarbër Malltezi

Mbrëmjen e sotme është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike.

Jamarbër Malltezi është i dyshuar për pastrim parash dhe korrupsion.

Gjykata e Posaçme, ka vendosur sekuestro të të gjitha pasurive të Jamarbër Malltezit.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, masë sigurie është vendosur edhe për Sali Berishën. Me kërkesë të SPAK, për Berishën është caktuar masa “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Po ashtu, me kërkesë të SPAK për të njëjtën çështje, është caktuar edhe masa e sigurisë për biznesmenin Fatmir Bekteshi.

Ndërkohë, më herët gjatë mbrëmjes së sotme, zyra e shtypit të “Rithemelimit” bëri të ditur se kreu, Sali Berisha do të dalë në një konferencë për mediat në orën 21:00.

Kujtojmë se nëntor 2020, Taulant Balla, në cilësinë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka kallëzuar Malltezin, ish-ministrin e mbrojtjes Arben Imami, si dhe anëtarë të tjerë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Berisha 2005-2013 për tjetërsimin e pronës shtetërore të klubit Sportiv “Partizani”.

 

jamarbër malltezi gjkko vendos sekuestrimin e të gjitha pasurive

Lini një Përgjigje