TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2023, 19:30

Arrestimi i Jamarbër Malltezit, Sali Berisha njofton konferencë urgjente për shtyp

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Jamarbër Malltezit, Sali Berisha njofton konferencë

Pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një konferencë të pazakontë sonte në orën 21.00 të mbrëmjes.

Dita, por dhe orari i konferencës janë të pazakonta. Për këtë arsye, aludimet janë të shumta.

Njëra, mund të jetë një dorëheqje e mundshme e Berishës nga drejtimi i Rithemelimit.

Një mundësi tjetër është ndonjë denoncim i fortë, i cili vjen pas arrestimit të dhëndrit e tij nga SPAK. Këto alduime do marrin përgjigje në orën 21.00.

Dhëndri i Berishës u arrestua nga policia në Rinas pak momente më parë. Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.

Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

 

arrestim jamarber malltezi sali berisha

Lini një Përgjigje