
Sali Berisha i kërkon ndihmë mikut të tij hungarez, Viktor Orban, t'i japë një dorë në daljen nga izolimi. Sigurisht, jo prej vërteti, por të duket sikur është një njeri që takohet edhe me të huaj, se ka miq gjithandej e nga këto përralla.
Orban i ka dërguar një grup studentësh të universitetit më të madh privat në Hungari, 'Mathias Corvinus Collegium'. Berisha diskutoi me ta për miqësinë e përbashkët mes dy vendeve dhe për dramën që shkaktoi komunizmi në Shqipëri dhe Hungari.
Gjatë këtij takimi, Berisha vuri në dukje rëndësinë e pluralizmit, duke thënë se ai mund të humbasë me lehtësi.
Edhe para këtyre të rinjve, që s'kanë asnjë lidhje me politikën e brendshme në vendin tonë, Berisha sulmoi Kryeministrin Rama, duke thënë se kryeargati i Beogradit po e çon vendin vetëm mbrapa në çdo drejtim.
Lini një Përgjigje