TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2023, 12:19

Konflikti në PD, Karabina: Berisha dhe Bardhi luftojnë për interesa personale

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në PD, Karabina: Berisha dhe Bardhi luftojnë për

Kriza në Partinë Demokratike po thellohet edhe më shumë. Pas lëvizjes së një grupi deputetësh me në krye Gazment Bardhin nga PD tek ‘Foltorja’, ‘lufta’ mes tyre bëhet edhe më e fortë.

Në një intervistë për “Report Tv” zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina tha se të gjitha akuzat e bëra nga Bardhi për kryedemokratin Basha janë politike, e se dyshja Berisha-Bardhi janë duke luftuar për interesa personale.

Deklarata e saj vjen pas përplasjes së fortë në Parlament mes Bardhit dhe Bashës, të cilët akuzonin njëri-tjetrin se kishin lidhje me kullën që po ndërtohet pas Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

"Ne kemi kallëzuar në SPAK kullën ‘Mali i Tiranës’.

Akuzat e tjera nga pala tjetër janë thjesht për politikë. Nuk bëjnë gjë tjetër përveçse vazhdojnë të djerrin besimin e qytetarëve. 

Berisha dhe Bardhi po luftojnë për interesa personale, s’janë për interesat e demokratëve", tha Karabina.

Lidhur me kaosin që shkaktuan deputetët e Rithemelimit në Kuvend, Karabina u shpreh se ishte një shfaqje skandaloze dhe fyese për demokratët.

"Pamje të trishta, pamje fyese dhe tallëse për demokratët. S’është forma dhe mënyra për të luftuar këtë keqqeverisje. Shtim i dozës së neverisë nga qytetarët për partitë politike. Lëvizja foltore ka dy vjet që mban peng opozitarizmin", përfundoi zëdhënësja e PD-së.

pd basha bardhi berisha karabina

Lini një Përgjigje