TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2023, 10:15

Pse Meta po lë në baltë Berishën? Ngjela: Ka hall burgu, SPAK i është kthyer në makth

Shkruar nga Pamfleti

Pse Meta po lë në baltë Berishën? Ngjela: Ka hall burgu,

Që kur ka filluar SPAK-u ai e ka ndjerë dhe është në heshtje. Ai mendoi se nuk do të bëhej SPAK-u, po ta mbani mend atë gjestin e tij në Parlament, mirëpo nuk i mori dot të gjithë me vete...

Avokati Spartak Ngjela e sheh aksionin e ri opozitar si një lëvizje të Berishës për të ngjallur detsabilitet.

Duke folur në një emision televiziv mbi skenarët e së enjtes në Kuvend, avokati tha se Berisha po bën lojën e Moskës dhe të Beogradit. Avokati deklaroi se në pushtet të sjell vota dhe jo dhuna.

Nuk kuptuam çfarë kërkonin. Profesionalisht u them se akti që kryen është kriminal. Pyetja është çfarë kërkuan? Asgjë. Por në një vend donin të dilnin. Ka një shqetësim të madh Beogradi për avancimin e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Bashkë me Beogradin edhe Moska.

Atëherë, nëse do t’i bënim një analizë politike do të thoshim se Saliu ose është me deviacion psiqik ose punon për Beogradin. Sepse ashtu sikurse vepruan ata dje, ne kuptuam se po kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë, i cili s’mund të ndodhë dhe ata po lodhen kot sikurse janë lodhur deri tani. Si mund të vish në pushtet pa vota, është një kohë jo e shkurtër deri në zgjedhjet e reja. Kjo është demokraci, nuk vihet në pushtet me brroçkulla sikurse thotë Saliu. Esenca është, të pakën sipas mendimit tim politik, se ata kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë. Dhe u thash se kush e kërkon”, tha ai.

I ndalur tek aleati i Berishës, Ilir Meta, Ngjela shprehet se atë e ka kapluar heshtja pasi është në hall juridik nga SPAK-u. Sipas avokatit, Meta ka hallin e burgut dhe kjo e ka distancuar nga Saliu. Nëse vihet re, Meta nuk ka folur fare për aksionin opozitar të nisur nga Saliu, teksa dhe deputetët e PL nuk u përzienë fare te revoltat e së enjtes.

Kuptohet që ai është në hall juridik nga SPAK-u. Se çdo bëjë SPAK-u nuk e dimë, por që këtu është çështja. Këtu fle lepuri. Le të shohim se si do të shkojë procesi i investigimit penal në të cilin ai është i ngarkuar. Që kur ka filluar SPAK-u ai e ka ndjerë dhe është në heshtje. Ai mendoi se nuk do të bëhej SPAK-u, po ta mbani mend atë gjestin e tij në Parlament, mirëpo nuk i mori dot të gjithë me vete.

Por, Reforma në Drejtësi u bë, doli edhe SPAK-u me emërime, megjithëse ende nuk po shohim se çfarë do të ndodhë. Vetëm dimë atë që tha ambasadorja amerikane për prokurorët e SPAK-ut dhe gjyqtarët, s’kanë mbrojtje”, tha Ngjela në “TCH”.

Ai deklaroi se e gjithë klasa politika është trembur, teksa kërkoi që të shtohet siguria për prokurorët, në mënyrë që të mos u rrezikohet jeta dhe të jenë të pashantazhueshëm.

Lini një Përgjigje