TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2023, 13:40

Berisha takim me studentët e universitetit hungarez: Pluralizmi ka rëndësi jetike për çdo vend

Shkruar nga Pamfleti

Berisha takim me studentët e universitetit hungarez: Pluralizmi ka

Ish-kryeministri Berisha, priti në një takim disa të rinj që studiojnë në universitetin më të madh privat në Hungari, Mathias Corvinus Collegium.

Berisha diskutoi për miqësinë e përbashkët mes dy vendeve dhe për dramën që shkaktoi komunizmi në Shqipëri dhe Hungari.

Ai theksoi se Shqipëria vuajti nga një diktaturë e trefishtë. Gjatë këtij takimi, ish-kryeministri nënvizoi rëndësinë e pluralizmit, duke thënë se ai mund të humbasë me lehtësi.

Berisha hodhi akuza ndaj Ramës i cili tha se si kryeargati i Beogradit, kryeministri po e çon vendin vetëm mbrapa në çdo drejtim.

“Kënaqësi e veçantë të prisja një grup studentësh nga Mathias Corvinus Collegium, universiteti më i madh privat në Hungari, i bazuar në Budapest

Me të rinjtë shkëmbyem mbi miqësinë e vyer që dy kombet shqiptare dhe hungareze ndajnë me njëri-tjetrin, duke u ndalur në veçanti në historinë tragjike të periudhës komuniste që ka karakterizuar të dy vendet

Por në ndryshim nga Hungaria dhe e gjithë pjesa tjetër e Europës lindore, Shqipëria ishte i vetmi vend që vuajti një diktaturë të trefishtë. Një diktaturë të shtypjes dhe të luftës së klasave, një diktaturë të tiranisë së urisë e varfërisë, dhe një diktaturë të izolimit total ndaj botës.

Është jetike që të investojmë sa më shumë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë që ka pluralizmi politik dhe sesa lehtë mund të humbet ai.

Janë pikërisht pluralizmi, konkurrenca e lirë, kufizimi i rolit të shtetit, liria e fjalës dhe e mediave, janë këto vlera që i mundësuan Shqipërisë të dalë nga kthetrat e varfërisë komuniste duke u kthyer brenda dy dekadash në një referencë rajonale. Kështu Shqipëria e vitit 2013, sipas Bankës Botërore doli nga kategoria e vendeve të varfra për t’u konsideruar një vend i zhvilluar me pagat më të larta në Ballkanin Perëndimor.

Mjerisht, falë kryeargatit të Beogradit, Edi Ramës, sot Shqipëria po bën vetëm hapa pas duke ofruar pagat më të ulëta në rajon, me nivelin e shpopullimit më të lartë dhe me liritë politikë më të rrezikuara se kurrë”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

berisha rama takim

Lini një Përgjigje