Urdhri i GJKKO për për të arrestuar Jamarbër Malltezin vjen pas akuzave për pastrim parash ndaj milionave euro që Malltezi i ka investuar për të ndërtuar kullat që janë ngritur në pronën e tij.
I pyetur nga gazetarët se ku janë gjetur këto para, Sali Berisha u përgjigj se bëhet fjalë për ripërsëritje të gënjeshtrave të fabrikuara nga SPAK që siç e quan ai është SKAP.
“Çdo gjë, çdo metër katror i ndërtuar, çdo qindarkë e përdorur është e dokumentuar. Nuk jam unë tani që të hyj në këto, por atë që mund të them unë është se çdo gjë është e dokumentuar, çdo qindarkë është paguar taksa, çdo lëvizje është bërë vetëm me bankë. Është ndërtimi më i pastër dhe më transpartent,” – u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje