TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2023, 21:45

SPAK i arrestoi dhëndrin, Berisha i del në mbrojtje: “Partizanin” e nisi Fatos Nano dhe e firmosi Rama, jo unë!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK i arrestoi dhëndrin, Berisha i del në mbrojtje:
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha po jep një konferencë për shtyp pas masave nga GJKKO që çuan në pranda dhëndrin e tij.

Sipas tij, kompleksin “Partizanin” e nisi Fatos Nano dhe e firmosi vetë Edi Rama.

"Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit deklaroj sa vijon për klubin Partizani; Ai nuk është thirrur kurrë nga asnjë prokuror. Me një padi të rreme të ngritur nga Taulant Balla dhe pikërisht se SPAK nuk ka gjetur asnjë shkelje nuk ka guxuar ta thërrasë kurrë në prokurori, por kanë shpërndarjë lajme të rreme përmes gazetarëve. Klubi Partizani nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes së forcave të armatosura me propozimin e Sali Berishës, as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit.

Destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës. Me dokumente. Njohja dhe kthimi i tokës së pronarëve të ligjshëm të truallit të kompleksit është bërë nga komisionet e kthimit të pronave dhe gjykatat nga 1994-2007. Privatizimi i objekteve të klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos. Muaj më parë më parë prokurorja e SPAK-ut, Millonai ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar.", tha Berisha.

 

sali berisha “partizanin” e nisi fatos nano

Lini një Përgjigje