TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2023, 22:18

Berisha tenton të lajë veten: Të më akuzosh mua për pastrim parash është e pafytyrë, s'kam lidhje me kullat e dhëndrit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha tenton të lajë veten: Të më akuzosh mua për

Pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë urgjente për shtyp.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha ka tentuar të lajë veten duke thënë se ata që e akuzojë për pastrim parash janë të pafytyrë. Më tej ai theksoi se nuk ka asnjë lidhje me kullat e dhëndrit të tij. 

"Të akuzosh Sali Berishën për larje parash duhet të jesh i pafytyrë, por ata që firmosin gjëra të tilla as kanë fytyrë as kanë karakter.

Të akuzosh për korrupsion për një gjë që nuk ka në mënyrë absolute, përveç faktit që Jamarbër Malltezi është bashkëshorti i vajzës time, pra mirëfilli gjithçka politike dhe s’ka asnjë lidhje me Sali Berishën. Nuk kanë kapur dot asgjë, asnjë shkelje të vetëm në procesin e privatizimit.

Sa i përket burimeve të parave të mia ato janë të qarta transparente si drita e diellit. Kjo është bërë me porosi të plotë, me insistim të tmerrshëm të tij, ndonjëherë e angazhuar edhe Linda Rama në këtë proces. Po unë nuk merrem me gratë.

Tjetër është Taulanti, ju ka dalë para jush. Ai shkon me Engjëll Agaçin, marrin në arkivat e Firences një dekret të mëkëmbësit Jakomoni, ku thuhet se pesë familje janë shpërblyer për tokën e marrë për aeroportin e Tiranës. Mirëpo në ato familje, nuk kishte asnjë pronare të terrenit sportiv të Partizanit. Ishin një kilometër larg. Çdo prokuror, po të kishte minimumin e karakterit, Taulant Ballën e dënonte për kallëzim të rremë. Kur Jamarbër Malltezi e paditi në SPAK për kallëzim të rremë, SKAP-i i partisë tha se e kemi në hetim çështjen.

Sot, ata nuk kanë nxjerrë asnjë element të vetëm në procesin e privatizimit. Ajo ka gënjyer, me nënkuptim me atë që i ka thënë gjykatës para 4 muajsh se ky terren nuk ka pasur ndërtime. Por ka treguar injorancën dhe keqdashje. Aty ku nuk ka ndërtime, ka kthim prone. Toka që u kthehet pronarëve, quhet kthim toke, jo privatizim. Privatizim quhet shitja e objekteve të ndërtuara mbi tokën e privatit. Procesi me këtë zonjë vazhdon. Kjo ka abuzuar me detyrën në mënyrën më të paskrupullt", tha Berisha.

 

berisha pastrim parash kullat e dhendrit

Lini një Përgjigje