TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2023, 07:13

Tregoi skemën se si komunikonin 'bosët' e krimit, gazetarja kërcënohet 'live' në emision

Shkruar nga Pamfleti
Tregoi skemën se si komunikonin 'bosët' e krimit, gazetarja
Dorjana Bezat

Gazetarja Dorjana Bezat është kërcënuar me një mesazh në telefon, ndërsa ishte e ftuar në emisionin Top Story. Ajo u shpreh se tashmë nuk i bënin më përshtypje mesazhet kërcënuese.

Mesazhi kërcënues iu dërgua gjatë kohës kur po diskutoheshon detaje nga bisedat e personazheve të krimit në rrjetin Sky.

Para se të merrte mesazhin kërcënues, Gazetarja Bezat ka zbuluar detaje për telefonin e veçantë që përdorej nga bota e krimit dhe baronët e drogës për të komunikuar përmes aplikacionit SKY ECC.

Bezat tregoi se si drejtësia evropiane mundi të shtinte në dorë serverin qëndror të SKY ECC dhe më pas e përdori atë për të gjurmuar kriminelët.

Gazetarja shtoi më tej se telefoni nuk duhet të kishte GPS dhe sistemin audio dhe të kamerave funksional, pasi sipas saj duke mos pasur këto opsione, ai ishte i besueshëm për kriminelët që ta përdornin dhe të mos gjurmoheshin nga autoritetet.

"Të ishe në SKY fillimisht duhej të blije një aparat celular që ishte i përshtatur për këtë aplikacion. Telefoni ishte i kompanive që operojnë aktualisht në treg, vetëm se ai përpunohej që të mos kishte GPS aktiv apo sistemin audio dhe të kamerave funksional. Duke mos pasur këto opsione, ai ishte i besueshëm për kriminelët që ta përdornin dhe të mos gjurmoheshin nga autoritetet. Kjo funksionoi për disa vite, deri në 2021-shin kur server ra në duart e autoriteteve dhe që atëhere shumë drejtësi kanë nisur çkodimin dhe përdorjen e këtyre informacioneve për të identifikuar grupet kriminale.

Vlen të theksohet se Shqipëria është vendi i fundit në Ballkan që po përdor këto komunikime, pasi kemi precedent të mëparshëm në Kroaci, në Bosnjë Hercegovinë apo në Malin e Zi ku llogariten qindra të arrestuar vetëm nëpërmjet zbërthimit të bisedave në SKY."-sqaroi gazetarja.

dorjana bezat

Lini një Përgjigje