
Rrëfimi i të penduarit Artan Tafani për planin e grupit të Laert Haxhiut për eliminimin e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe prokurores së shkarkuar në vetting të Lushnjës, Merita Selimi, ka ngritur në këmbë institucionet kryesore të drejtësisë dhe sigurisë në vend.
Gazetarja, Keti Banushi eështë shprehur se 5 prokurorë të cilët janë të Elbasanit janë marrë në mbrojtje. Përveç prokurorëve ruhen edhe familjarët e tyre.
“Per prokuroren e Lushnjës e shkarkuar nga ventingu nuk e dimë akoma arsyen e kërcënimit. Sipas dëshmimeve dikush e ndjekur per t’i dërguar foto bashkëshortit si kërcënim. Kjo është deri tani. Keshilli i Larte ka në ruajte 5 prokurore. Ata që janë ne ruajte janë te Elbasanit. Ruhen ata dhe fëmijët, familja. 5 ne te gjithë vendin, nuk është hera e pare qe prokuroreve u vendoset mbrojtje,” u shpreh Banushi.
Pas prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, është marrë në mbrojtje edhe ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi. Të dyja prokuroret, bashkë me avokatin Adriatik Doga, sipas dëshmisë të bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani ishin në shënjestrën e Laert Haxhisë për t’u eliminuar.
Pas kërcënimit të dy prokurorëve nga banda e Laert Haxhisë dhe marrja e tyre në mbrojtje kreu i SPAK, Altin Dumani dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh të hënën me prezencë të ministrit të Brendshëm, policisë dhe SHISH-it. Shkak për takimin u bë situata me kërcënimin e njerëzve që kanë hetuar një prej grupeve kriminale më të rrezikshëm të dekadës së fundit në vend.
Lini një Përgjigje