TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2023, 22:32

“S’kemi pse mbajë qëndrim neutral”, Sejamini: Shqipëria duhet ta mbështesë pa kushte Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

“S’kemi pse mbajë qëndrim neutral”, Sejamini:

Neritan Sejamini ka folur për zhvillimet dramatike në Kosovë, ku situata aktuale në terren duket mjaft e tensionuar.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Sejamini tha se Shqipëria duhet të mbështesë pa kushte Kosovën në këto momente dhe jo të mbajë pozicion neutral, siç është shfaqur kryeministri Rama gjatë këtyre ditëve.

Sejamini tha se Shqipëria duhet të ndihmojë Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, duke e zhbërë varësinë dhe izolimin e saj nga Serbia.

"Serbia ose Vuçiç, duke e mbajtur këtë dialog të zvarritur, e ka mbajtur Kosovën pezull. Kemi Serbinë që fuqizohet ekonomikisht, shton lidhjet dhe integrohet në ekonominë Evropiane. Ndërkohë kemi Kosovën, ku nuk investohet, harxhon energji për një dialog që nuk të çon gjëkundi.

Ngjarjet e fundit duhet të na shërbejnë për të kuptuar që sa të jetë Vuçiç, nuk do të ketë as njohje të Kosovës dhe as përparim në dialog. Strategjia e tij është strategjia e mbajtjes pezull dhe zvarritjet. Shqiptarët duhet të kuptojnë, që është koha të bëhet pakt mbarëkombëtar me Kosovën. Duhet të jenë në paqe, për të mos çuar te situata që duhet të bëhemi bashke në luftë. Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën të dalë nga ky izolim, të nisë një program të integrimit total mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kështu e ndihmojmë Kosovën ekonomikisht dhe të kalojë këtë izolim që i ka vendsour Serbia.

Në këtë mënyrë, do ta ndihmojmë Kosovën më shumë se me çdo lloj mënyre tjetër. Çfarëdo thirrje të bëjë kryeministri i Shqipërisë, thirrjet që mund të bëjë zoti Rama nuk ndryshojnë asgjë në strategjinë e Vuçiç. Ne na duhet një strategji e re në mënyrë që shqiptarët të integrohen, Kosova të fuqizohet ekonomikisht. Atëherë pesha e shqiptarëve do të jetë shumë më e madhe. Shqipëria duhet të shkëputet nga marrja e pozicioneve neutrale. Kosova po bën gjënë e duhur, e vetmja gjë që mund të bëjë Shqipëria, të mbështesë pa kushte Kosovën!", tha ndër të tjera Sejamini.

sejamini situata kosovë

Lini një Përgjigje