TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2023, 22:08

Manjani thirrje SPAK: Pritini “kokën” atij prokurori që nxjerr informacionet e dosjeve hetimore

Shkruar nga Pamfleti

Manjani thirrje SPAK: Pritini “kokën” atij prokurori që

Juristi Ylli Manjani i ka drejtuar një thirrje SPAK në të cilën kërkon që të mos tolerohen ata prokurorë që nxjerrin informacionet e dosjeve hetimore.

Manjani tha se është e papranueshme që dëshmi, qofshin këto edhe dëshmi të të penduarve të bëhen publike.

“Është bërë një frymë e papranueshme dhe nuk është as në favor të drejtësisë, as në favor të hetimeve të paanshme dhe as në favor të informacionit për publikun. Praktika është që materialet e dosjes hetimore gjenden në publik. Kjo është e papranueshme. Koka, në kuptimin ligjor të fjalës, e një prokurori që është pronari i asaj dosje, duhet të bjerë njëherë që të mësohet njëherë e mirë kjo histori. Nëse ka një punë për të bërë SPAK-u sot është të ndalojë duke prerë kokën ligjërisht të prokurorit që është përgjegjës për një dosje hetimore", u shpreh Manjani.

manjani spak prokurori pritini koken

Lini një Përgjigje