
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, gjatë diskutimit në “Top Story” për përgjimet e “Sky”, u shpreh se në Shqipëri ka një dorë të madhe të fshehtë, e orkestruar nga pjesëtarë të krimit të organizuar.
Sipas tij këto grupe kriminale janë të orkestruara dhe në momentin që flitet për “Sky”-in, qëllimi i tyre është të tërhiqet menjëherë vëmendja nga çështja kryesore.
“Gjithë problemi që unë e kam ngritur prej ditësh si fenomen që më ka bërë përshtypje që më ka ngacmuar nga fjala e drejtuesit të SPAK-ut, zoti Dumani ka qenë fjala sindikatë. Unë do të shkoj përtej asaj, dua të them që në Shqipëri ka një dorë të madhe të fshehtë, jo e përbërë nga avokatë por e orkestruar nga pjesëtarë të krimit të organizuar, që kur ne flasim për çështjet e “Sky”-it, që janë shumë sensitive për ata.
Ata duan që gjithçka ta zhvendosin si vëmendje duke bërë tym, të zhvendosin mendjen nga gjërat që ne diskutojmë dhe duhet të mbrojmë me patjetër që kjo shoqëri të pastrohet njëherë e mirë nga kushdo që i mbron ata, bashkë me ata vetë brenda. Kur unë flas për këtë fenomen pa përmendur as emra, as lidhje, as celulari kujt i përket, asnjë lloj gjëje”, deklaroi eksperti kriminalistikës.
Lini një Përgjigje