TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2023, 07:14

Ola Xama: Tregu i basteve online pastron paratë e pista

Shkruar nga Pamfleti

Ola Xama: Tregu i basteve online pastron paratë e pista

Gjatë diskutimit për rikthimin e basteve online dhe debatet që ka ngjallur projektligji që i mundëson ato, gazetarja Ola Xama, tha se ekziston rreziku i pastrimit të parave ndaj duhet monitorim i fortë i kompanive.

"Shqipëria është ende në listën gri të pastrimit të parave të pista. Qeveria është nën presion të bëjë ligj në dukje me kritere të forta.

Sfida e dytë, kemi rrezikun e pastrimit të parave, por edhe treg që prodhon para të pistë. Pra, qeveria ose do të vijojë të lejojë informalitetin, pasurimin e krimit, ose do ta formalizojë. Te kriteret është vendosur kompani që të operojë në tre shtete. Por, shtet i OECD është edhe Meksika përshembull. Kjo nuk të pret burimin e pastrimit të parave.

Sa përqind duhet të ketë kjo kompania e huaj? Çfarë ndodh nëse kjo kompani që operon në tre vende, del pasi është marrë licensa? Siç kemi parë praktika të tilla edhe nëpër tendera. Pjesa e lojërave të fatit më shumë se ligj i fortë, ka çaluar për shkak të mungesës së monitorimit.

Shohim treg të kazinove, të licensuar me ligj të fortë duke shkelur ligjin. Shumica e kazinove, i është dhënë licensë kombëtare një personi të dënuar për mashtrim. Flas për Regency Casino. Kjo është njëra pjesë. Ke pastaj kazino që nuk e kanë fare rankimin në hotele me pesë yje dhe e kanë licensën sikur është hotele me pesë yje.

Ku është shteti dhe ligji këtu? Si ka mundësi që policia njofton pronarët e kazinove, që prit se po vijmë për kontroll?

Te pastrimi i parave, më shumë se sa ligj i fortë, duhet zbatim i ligjit, të monitorohen të gjithë", deklaroi Xama për “Të Paekspozuarit”.

ola xame para te pista baste

Lini një Përgjigje