TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 21:18

Tragjedia në familjen shqiptare në Itali, flet miku i 22-vjeçarit: Darion dhe të atin i gjeta me puls!

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në familjen shqiptare në Itali, flet miku i
Miku i 22-vjeçarit që u shua bashkë me familjen

Një familje shqiptare u shua plotësisht në Itali më 5 shkurt 2026, pas një rrjedhjeje monoksidi karboni nga kaldaja e banesës. Katër anëtarët e familjes Kola u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre në zonën Pianna di Lucca.

Viktimat janë Arti Kola dhe bashkëshortja e tij Jonida, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeç. Autoritetet italiane konstatuan se shkaku paraprak i vdekjes lidhet me helmimin nga monoksidi i karbonit, i prodhuar nga kaldaja e banesës.

Ernest Çela, mik i ngushtë i Hajdar Kolës dhe fqinj i familjes, përshkroi momentet kur hyri në banesë së bashku me xhaxhain e të riut, pas njoftimit të policisë.

Sipas Çelës, dera e apartamentit u thye me forcë dhe në katin e dytë u gjetën katër trupat të shtrirë përtokë. Ai deklaroi se në momentet e para, Hajdari dhe i ati kishin ende puls.

Çela tha se u përpoqën t’i zgjonin, por situata u përkeqësua shpejt dhe disa prej personave të pranishëm shfaqën shenja helmimi, duke u detyruar të dalin jashtë pas rreth dhjetë minutash. Xhaxhai i Hajdarit humbi ndjenjat, ndërsa më pas u transportua për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Nuk dinim defekt për kaldajën. Kur erdhi policia shkuam te shtëpia, te kati i dytë… kur i pamë të katërt. Jemi fqinj. Xhaxhi i tij shpërtheu derën, pastaj shkuam te kati i dytë dhe aty i pamë të katërt përtokë. Sa hyra kemi parë që kishin puls, Darion dhe babi i tij ishin gjallë. Kemi provuar gjithçka që mund të bënim për t’i zgjuar, deri sa aty xhaxhit të tij i ra të fikët. Më pas edhe unë patra probleme, dhe dolëm jashtë se filluam të kishim gjendje të fikti edhe ne. Kemi qëndruar aty brenda 10 minuta. Nuk i ngrinim dot trupat, sepse nuk e dinim çfarë kishte ndodhur. Gjendja shëndetësore e xhaxhit të tyre është jashtë rrezikut tani për jetën.
Darion njihemi prej vitesh, jemi të gjithë shqiptarë këtu. E kam pasur për një vit e gjysmë si komshi. Ai ishte një djalë shumë punëtor, punonte si elektricist. Sa e kishin blerë shtëpinë, 6 muaj kishin që ishin futur në shtëpi.

Çdo fundjavë ishin duke rregulluar shtëpinë, ishin krenar për hapin që kishin bërë. Shtëpinë e kishin si objektiv. Pas tragjedisë gjithë komuniteti shqiptarë kanë ardhur këtu, jemi tronditur të gjithë”, u shpreh ai në Top Story.

Dëshmia e fqinjit hedh poshtë çdo dijeni paraprake për defekte në kaldajë. Familja, sipas tij, kishte vetëm gjashtë muaj që ishte vendosur në banesën e re. Hajdari punonte si elektricist dhe, bashkë me prindërit, po investonin çdo fundjavë për rregullimin e shtëpisë, të cilën e kishin vendosur si objektivin kryesor familjar.

Pas ngjarjes, komuniteti shqiptar në zonë u mblodh pranë banesës. Reagimi kolektiv pasqyroi përmasën e tronditjes dhe pasigurinë që një defekt teknik i padukshëm mund të shkaktojë në kushte banimi të zakonshme.

Ngjarja në Pianna di Lucca e rikthen vëmendjen te kontrolli teknik i sistemeve të ngrohjes në banesa, një faktor që në këtë rast rezultoi fatal për katër anëtarë të së njëjtës familje.

tragjedia itali

Lini një Përgjigje