TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 20:01

Nuk ka qetësi në Korçë, shënohet një tjetër lëkundje e fortë tërmeti

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka qetësi në Korçë, shënohet një
Foto ilustruese

Një tjetër tërmet u regjistrua mbrëmjen e sotme në juglindje të vendit, duke vijuar serinë e lëkundjeve sizmike që po prekin zonën prej dy ditësh.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti kishte epiqendër në Desmirë të bashkisë Maliq dhe u ndje disa minuta më parë. Magnituda e lëkundjes u vlerësua 3.9 ballë.

Nuk ka qetësi në Korçë, shënohet një

Ky është tërmeti i dymbëdhjetë i regjistruar në juglindje gjatë 48 orëve të fundit, një periudhë e karakterizuar nga aktivitet sizmik i vazhdueshëm.

Një ditë më parë, mbrëmjen e së mërkurës, zona u godit nga një tërmet më i fortë me magnitudë 4.1 ballë, i cili u pasua nga disa lëkundje më të lehta.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës sizmike, ndërsa lëkundjet e njëpasnjëshme mbajnë zonën në vëmendje të shtuar.

 

termet korce

Lini një Përgjigje