TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 17:32

Kanceri shënon rritje në Shqipëri, mbi 7 mijë raste të reja në vit; e dyta për vdekshmëri pas sëmundjeve kardiovaskulare

Shkruar nga Pamfleti

Kanceri shënon rritje në Shqipëri, mbi 7 mijë raste të

Sëmundjet kancerogjene po regjistrojnë rritje të vazhdueshme në Shqipëri. Gjatë vitit të fundit, mbi 7 mijë persona janë diagnostikuar me kancer, ndërsa këto patologji përbëjnë shkakun fillestar të 16 për qind të vdekjeve në vend, duke u renditur të dytat pas sëmundjeve kardiovaskulare për humbje jete.

Të dhënat e përditësuara deri në vitin 2024 tregojnë shtim të disa formave tumorale, i lidhur edhe me stilin e jetesës. Tek meshkujt vihet re rritje e rasteve me kancer të mushkërive, stomakut, prostatës dhe zorrës së trashë. Tek gratë, kanceri i gjirit mbetet më i përhapuri, me rreth 800 raste të reja çdo vit.

Strukturat spitalore raportojnë gjithashtu rritje të shtrimeve dhe trajtimeve për sëmundje tumorale, çka reflekton ngarkesë në rritje për sistemin shëndetësor. Autoritetet shëndetësore theksojnë se përmirësimi i shërbimeve të onkologjisë dhe trajtimi i pacientëve me sëmundje të rënda mbeten një sfidë prioritare.

Projeksionet flasin për shtim të mëtejshëm të rasteve me kancer në vitet në vijim, edhe si pasojë e plakjes së popullsisë. Meshkujt rezultojnë më të prekurit, me mbi 3 800 raste të reja gjatë vitit të fundit, ndërsa tek gratë janë regjistruar rreth 3 200 raste të reja.

kance shqipëri raste

Lini një Përgjigje