Aktiviteti sizmik ka vijuar në juglindje të Shqipërisë, ku një tjetër tërmet është shënuar pak minuta më parë.
Sizmologët kanë regjistruar një lëkundje me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter. Epiqendra është lokalizuar në fshatin Hoçisht, në territorin e bashkisë Devoll.

Po ashtu janë regjistruar lëkundje të tjera edhe sot, si dhe një tjetër gjatë ditës së djeshme.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe janë ndier nga një pjesë e banorëve, pa shkaktuar dëme materiale apo persona të lënduar.
Deri tani, nuk ka njoftime zyrtare të detajuara nga Instituti i Gjeoshkencave për secilën prej lëkundjeve, përfshirë magnitudën dhe epiqendrën e tyre.
Autoritetet lokale bëjnë thirrje për qetësi, ndërsa ekspertët zakonisht e cilësojnë këtë lloj aktiviteti si pjesë të lëvizjeve normale tektonike të zonës.
Lini një Përgjigje